Hoxhaj nga Trieste: Shoqëria civile në Serbi të favorizojë njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në Forumin e Shoqërisë Civile, që u mbajt në kuadër të Samitit të Triestes me vendet e Ballkanit.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Hoxhaj i ka bërë thirrje shoqërisë civile në Kosovë dhe në rajon që të ndihmojnë në çështjet e pazgjidhura në Ballkan.

Shoqëria civile në Serbi duhet të dalë haptas në favor të njohjes së ndërsjellë me Kosovën, gjë e cila u konvenon të dy shteteve. Shoqëritë civile në Maqedoni dhe Greqi, duhet të jenë më aktive në zgjidhjen e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Po ashtu, shoqëria civile në Bosnje mund të bëjë më shumë për zgjidhjen e problemeve me Serbinë”, ka thënë Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori