Hoxhaj në Kroaci, pozitiv për dialogun
enver-hoxhaj
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj pas takimit të tij në Zagreb me homologun kroat, Gordan Jandrokoviç, deklaroi se Kosova do të bëjë gjithçka është e mundur që të ketë rezultate konkrete nga bisedimet që po zhvillohen aktualisht mes Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së.

"Askush nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian nëse ka çështje të hapura me fqinjët. Kjo është arsyeja pse ne i qasemi pozitivisht këtij dialogu dhe do bëjmë gjithçka për të pasur rezultate", tha Hoxhaj.
"çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial për ne janë të mbyllura".
Gordan Jandrokoviç shprehu mbështetjen për dialogun teknik Kosovë-Serbi. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2011, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori