Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver
Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Ganës në Turqi, jo-rezident për Kosovën,
Alhaji Ibrahim Abass, i cili i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale.
Kjo është vizita e parë në Kosovë e ambasadorit të Ganës, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në tetor të vitit 2012.
Dy zyrtarët diskutuan mbi progresin e madh që është arritur në Kosovë në të gjitha fushat.
“Përtej njohjes dhe vendosjes së relacioneve formale, Republika e Kosovës është e interesuar që të kemi një dimension të gjerë bashkëpunimi në ekonomi, tregti, kulturë dhe shkëmbime ndërmjet dy shoqërive tona”, tha ministri
Hoxhaj.
Ambasadori jo-rezident i Ganës në Kosovë,
Alhaji Ibrahim Abass, ka shprehur përkushtimin e tij për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme ndërmjet Ganës dhe Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013,
ora 13:56