Përvjetori i pavarësisë, Hoxhaj merr telegrame urimi nga homologet e vendeve mike
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë telegrame të shumta urimi me rastin e shënimit të pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Turqise, Ahmet Davutoğlu, duke i uruar popullit te Kosoves pese vjetorin e shpalljes se pavaresise, thekson se Turqia do te vazhdoje perkrahjen e saj ne aspektin e njohjeve nderkombetar te Kosoves dhe ne anetares! imin e saj ne organizata nderkombetare.

"Percjellim me admirim te gjitha perpjekjet e juaja per krijimin e nje Kosove shumetnike, shumekulturore, demokratike dhe me te ardhme te ndritur dhe perkrahim me sinqeritet te gjitha angazhimet e institucioneve kosovare ne kete proces te reformimit", thote Davutoğlu, ne telegram.

János Martonyi, minister i Puneve te Jashtme i Hungarise ne telegram thekson nder te tjera se arritjet e Kosoves ne pese vjetet qe kane kaluar qe nga shpallja e pavaresise e kane justifikuar besimin e Hungarise ne shtetin e ri, duke qene nder shtetet e para qe e kana njohur pavaresine e Kosoves.

"Une mund t'ju siguroj per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe konsistente te Hungarise per forcim te shtetit te Kosoves, si dhe procesin e integrimit Euro-Atlantik", thote Martonyi ne telegramin derguar ministrit Hoxhaj.

Karel Schwarzenberg, minister i Puneve te Jashtme i Republikes s! e Cekise, ne telegramin derguar ministrit Hoxhaj uron qytetare! t e Koso ves ne pese vjetorin e shtetesise se Kosoves.

Me rastin e shenimit te pese vjetorit te pavaresise se Kosoves, ministri Hoxhaj ka marre telegrame urimi edhe nga zevendeskryeministri, minister i Puneve te Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Malit te Zi, Igor Lukšić, ministri i Puneve te Jashtem i Republikes se Lituanise, Linas Linkevičius e shume homologe te tjere. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori