Si në kohë kolere, Fuga: Çfarë i përgatit studentëve dhe maturantëve etja për pushtet

Akademiku Artan Fuga është deklaruar haptazi kundër vendimit të Ministres së Arsimit për të rikthyer në auditor studentët e universiteteve.

Me një shënim në facebook, Fuga akuzon se kjo po bëhet, sipas tij, nga etja për pushtet, për të “kapur shkollat e larta, për të bërë zgjedhje hajdutësh, për t’iu imponuar intelektualëve dhe rinisë studentore!”.

Ndërsa poston foton e pikturës së artistit Francisco Goya, “Saturni që gllabëron Birin e Tij”, Fuga shkruan: Etja për pushtet duke i ngrënë kokën rinisë të kombit!

Postimi i plotë:

Ja cfarë i përgatit studentëve dhe maturantëve etja për pushtet, për të kapur shkollat e larta, për të bërë zgjedhje hajdutësh, për t’iu imponuar intelektualëve dhe rinisë studentore!

Mësim në auditor në kohë covid19, si dashuri në kohë kolere!

Etja për pushtet duke i ngrënë kokën rinisë të kombit!

Kërkon t’i hajë kokën bijve.


Shtuar 4.05.2020 08:49