Hoxhaj merr pjesë në seancen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të shqyrtohet raporti tremujor për situatën në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon.

Ministri Hoxhaj do t'i drejtohet Keshillit te Sigurimit me nje fjalim, ku do te paraqes për progresin e vazhdueshem qe po shenohet ne Republiken e Kosoves dhe per sfidat me te cilat po ballafaqohet Kosova ne kete faze.

Hoxhaj do te njoftoje anetaret e KS te OKB-se, per fuqizimin e vazhdueshem te shtetesise se Kosoves, progresin e brendshem institucional, shoqeror e ekonomik, si dhe per forcimin e metutjeshem te subjektivitetit nderkombetar te shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves. Hoxhaj do te raportoje edhe per dialogun teknik ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe moszbatimin e plote te marreveshjeve te arritura deri me tani, nga pala serbe. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2012, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori