“Familjes i vjen turp nga puna ime”, motra e Shehrezades bën deklaratën e papritur (FOTO LAJM)

Aktorja Berguzar Korel e cila njihet si “Shehrezade” është së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave turke pas deklaratës së motrës së saj.

Motra e aktores, Zeynep Korel ka deklaruar se familjes së saj i vjen turp nga puna që ajo bën.

Zeynep punon si pastruese dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse nuk ka asgjë të keqe rreth këtij profesioni, familja e aktores duket se nuk e pranon dot faktin që Zeynep të punojë pastruese.

“Kur mësuan se punoja pastruese vendosën të ma mbyllnin gojën. Më thanë nëse e bën publike do të ndërpresim çdo marrëdhënie me ty. Më bënë bllok të gjithë familjarët. U mërzita por thashë do ia lë kohës. Ato duan të më marrin lirinë e të folurës edhe pse jam në Amerikë? Çfarë nuk thanë për mua! Shpikën sikur unë i paskam kërkuar Berguzares para. Ndërkohë që unë këtu punoj me forcat e mia. Ne jemi një familje nuk funksionojmë dot bashkë”, tha motra e aktores për mediat turke.


Shtuar 2.05.2020 08:28