Roma e pëson keq nga Verona dhe humbet kreun (VIDEO)

Roma  pësuar humbjen e parë këtë sezon duke u mposhut 3-2 nga Verona.

Rezultati u zhbllokua pas 36 minutash lojë me golin e Lorenzo Pellegrinit.

Por, Verona e nisi vrullshëm pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 49-të të takimit me Barak.

5 minuta më vonë, Kaprari gjeti golin e avantazhit duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Por Roma barazoi me anë të një autogoli të shkaktuar nga Iliç në minutën e 58-të.

Në minutën e 63-të Faraoni realizoi një perlë nga jashtë zone, duke i dhënë avantazhin Veronës dhe ngeli i pandryshuar deri në fund. /albeu.com/


Shtuar 19.09.2021 20:32