Hoxhaj mbron shefin e tij, a kanë prova kundër Rrahim Hashimit?
Zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj ka mbajtur konferencë për media një ditë pasi u publikua një video të personave që dyshohen për fajde e të cilët përmendin Kadri Veseli se ka marrë 200 mijë euro.

Hoxhaj thotë se për rastin në fjalë është mbyllur pa përfunduar hetimet edhe pse kanë pasur prova dhe, sipas tij, ajo u mbyll dhe u pengua ‘disa akterë’. Nuk dihet për kë e ka fjalën Hoxhaj.

Ai thotë se PDK’ja e ka denoncuar njërin nga të dyshuarit për fajde e mashtrim, Rrahim Hashimin, për të cilin është raportuar se ka pasur lidhje të afërta më zyrtarë të lartë të PDK’së.

“Zyra e PDK’së e ka denoncuar Rrahim Hashimin pesë vjet më parë. Për rastin në fjalë ju duhet t’i drejtoheni Prokurorisë dhe Policisë. z. Haliti e ka lajmëruar në vitin 2014 në Polici”, ka thënë Hoxhaj.

Një video e publikuar dje, dëgjohet Kadri Rexhepi nga Ferizaj, i përfshir nga Rrahim Hashimi si ndërmjetësues për t’i marrë para një biznesmeni. Ai i dëgjohet duke i thënë biznesmentit se ‘Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro.

Hoxhaj thotë se këto publikime po bëhet me tendenca për ta manipuluar publikim.

“Nuk ka asnjë motiv, asnjë qellim, asnjë tendencë që mund ta ndalë z. Veselin dhe PDK’në nga përkushtimi i tij”, ka thënë Hoxhaj.

“Fakti që kjo ka ndodhur ën vitin 2013 dhe zyra e PDK’së, z. Haliti e ka denoncuar në vitin 2014, ndërsa kjo del në verën e vitit 2019, kjo fol më shumë për atë se ka një tendencë për manipulim të opinionit publik”

Personat që përmendni nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike dhe përgjigjja ime ishte e qartë që duhet të hetohet deri në fund. Dhe ju ftoj juve që të mos paragjykoni”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme edhe kryeparlamentari ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme ku ka folur për përmendjen e emrit të tij në videot, ku shihen të dyshuarit për fajde e mashtrim.
Shtuar më 23/05/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori