Hoxhaj: Luftë kundër ISIS, sanksione Rusisë
Pëlqej
Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa i kanë shpallur luftë ISIS-it dhe i kanë vënë sanksione Rusisë, njëjtë do të veprojë edhe Kosova.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

"Derisa SHBA dhe BE-ja i kanë vënë sanksione Rusisë, natyrisht që edhe Kosova duhet ta bëjë një gjë të tillë. Pra, rrjedhën logjike të bashkërendimit me botën demokratike duhet ta ndjekë edhe shteti i Kosovës", tha Hoxhaj.

Ai ka shtuar se "Rusia shumë shpejt do ta marrë një lajm të hidhur nga Kosova, pasi qeveria ka marrë vendim ti vendosë sanksione Moskës".

Ministri Enver Hoxhaj ka sqaruar po ashtu se Kosova është pozicionuar edhe lidhur me luftën kundër ISIS, duke përkrahur botën demokratike ndaj huliganizmave dhe krimeve barbare që kryen organizata terroriste IS. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori