Hoxhaj: Këtë vit Kosova synon të aplikojë për statusin e kandidatit në BE
Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka folur për takimin e tij në Shkup, ku ka qenë i pranishëm edhe komisioneri Johannes Hahn.

“Në takimin vjetor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, pata mundësinë të flasë për angazhimin e Kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane të reformave dhe nevojën për ta zënë hapin me vendet e tjera”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Koha.net.

“Në takimin ku ishte i pranishëm edhe me Komisioneri Hahn theksova se Kosova këtë vit po synon të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”./Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori