Hoxhaj: Kosova, shembulli me i suksesshem i shtetndertimit ne rajon
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i është drejtuar me një fjalim në sesionin e parë të konferencës, “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, me temë “Tranzicioni në kohën e globalizimit”.

Ne fjalimin e tij para shume personaliteteve qe kane marre pjese ne kete konference e cila shenon permbylljen e mbikeqyrjes se pavaresise, Ministri Hoxhaj, ka folur per eksperiencen e Kosoves! ne tranzicion, progresin e arritur dhe sfidat qe ka perpara.

Ne fillim te fjales se tij, Hoxhaj ka thene se Kosova ne vite ka perjetuar tranzicion nga komunizmi drejt nje shoqerie te hapur, nga lufta dhe gjenocidi drejt paqes, nga aparteidi dhe okupimi drejt nje administrimi nderkombetar nga Kombet e Bashkuara, dhe se fundi nga mbikeqyrja nderkombetare e pavaresise drejte pavaresise dhe sovranitetit te plote ne linje me vlerat dhe normat evropiane.

"Rasti i Kosoves ka provuar se procesi i ndertimit te shtetit dhe i institucioneve se bashku me tranzicionin politik, transformimin dhe konsolidimin jane tri aspekte te ndryshme por te nderlidhura te nje procesi gjitheperfshires te demokratizimit. Republika e Kosoves prezanton nje shembull te qarte te nje shteti te ndertuar duke u bazuar ne vullnetin politik te shumices se popullit te tij", ka thene Hoxhaj.

Lidhur me shtetndertimin dhe transformimin e metutjeshem te Kosoves, Hoxhaj ka ! thene se Kosova sot eshte e ndertuar duke u bazuar ne principe! t e demo kracise, multietnicitetit dhe sekularizmit dhe implementimi i Planit te Martti Ahtisaarit ka transformuar Kosoven si shtet dhe shoqeri.

"Kosova e pavarur eshte shembulli me i suksesshem i shtetndertimit ne kontekstin e misioneve te ndryshme dhe operacioneve paqeruajtese ne pjese te ndryshme te botes. Ajo eshte nje projekt qe nuk ka mundur te jete i suksesshem pa perpjekjet paqeruajtese te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe NATO-se te cilat kane kontribuuar me dhjetera mijera trupa ne kampanjen e Kosoves. Sot, suksesi i jone, eshte sukses i juaji", ka thene Hoxhaj.

Ministri i Jashtem i Kosoves po ashtu ka thene se ne kete moment perfundimi i mbikeqyrjes se pavaresise demonstron se Kosova nuk eshte me nje zone e ndjeshme dhe se vlerat e demokracise liberale mund te prevalojne me nje perkushtim te fuqishem te komunitetit nderkombetar.

"Ky proces, ka hapur nje kapitull te ri te shtetesise se Kosoves, duke ndertuar institucione d! emokratike, ekonomi te lire te tregut, infrastrukture, administrate publike dhe te drejtesise, edukim dhe kulture", tha Hoxhaj.

Rreth prioriteteve te Kosoves ne te ardhmen, Ministri Hoxhaj, ka thene se ato jane, modernizimi i shtetit, berja e Kosoves konkurruese me shtetet e rajonit dhe Evropes, permiresimi dhe reformimi i situates ekonomike, integrimi ne institucionet euroatlantike, levizja pa viza per qytetaret tane dhe studimi i fizibilitetit, adresimi i situates ne komunat veriore dhe procesi i normalizimit te raporteve me Serbine.

"Nje dite pas permbylljes se mbikeqyrjes se pavaresise, ne mbesim plotesisht te perkushtuar qe te jemi eksportues te paqes, stabilitetit dhe prosperitetit duke kontribuuar aktivisht si nje anetar kredibil dhe i respektuar i komunitetit nderkombetar. Agjenda kryesore e institucioneve tona, se bashku me stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian", ka thene Ministri Hox! haj.
Shtuar më 11/09/2012, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori