Hoxhaj: Kosova dhe Ballkani kanë nevojë për mbështetje nga BE-ja
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se Kosova dhe Ballkani kanë nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian.

Duke folur për Konferencën e Berlinit për Ballkanin dhe rolin e ri të Gjermanisë në këtë drejtim, Hoxhaj ka thënë se kjo përbën një kapitull të ri në historinë e Ballkanit edhe për faktin që rajoni po kalon një periudhë paqeje, pas një kohe të gjatë.

“Ky rajon nuk është më vend i krizave dhe për vendet tona nuk ka alternativa tjera pos Evropës. Kosova dhe vendet e tjera në rajon presin një dinamikë të re dhe drejtim të ri me BE-në. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë arritur që t’i transformojnë shtetet dhe shoqëritë në rajon dhe të sigurojnë paqe, dhe në të njëjtën kohë ende ka çështje të hapura ndërmjet vendeve të rajonit. Kemi dialogun dhe përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çështjen e emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës dhe ndarjet etnike në Bosnjë. Fatmirësisht, Kosova përbën një lajm të mirë në drejtim dhe dialogu me Serbinë mund të merret edhe si shembull nga dy rastet tjera si duhet të adresuar çështjet e hapura”, tha theksuar ministri Hoxhaj, gjatë intervistës për Deutschlandfunk.

Sa i përket Kosovës dhe raporteve me BE-në, Hoxhaj tha se mos njohja nga pesë vendet e BE-së, tregon se vendet njohëse duhet të bëjnë më shumë presion për njohje, në mënyrë që BE-ja të jetë më e fuqishme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori