Ziyech i pafat, dëmtohet në debutim

Prezantimi i parë me fanellën e Chelsea-t i kushtoi jo pak Hakim Ziyech, i cili pësoi një dëmtim. Ish-futbollisti i Ajax, i cili e nisi titullar miqësoren me Brighton, u detyrua të linte fushën e lojës pas vetëm 54 minutash për një problem në gju, dëmtim që më pas u konfirmua edhe nga trajneri Lampard pas sfidës.

Drejtuesit e “bluve të Londrës” deklaruan se 27-vjeçari do t’u nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Për momentin nuk bëhet e ditur koha e rikuperimit të mesfushorit.


Shtuar 30.08.2020 13:10