Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë

Një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet L. T., dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në Linzë të kryeqytetit mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që çuan 59-vjeçarit drejt vetëvrasjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2021, rreth orës 20:55, në Linzë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi L. T., 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 3.09.2021 21:58