”Duam pagën e luftës”, 250 punonjës fasonerie në Vlorë ngrihen në protestë

Vijojnë protestat e punonjësve të fasonerisë të cilët ende nuk kanë marrë një përgjigje përsa i përket pagës së luftës.

Ditën e sotme, rreth 250 punonjës të një fasonerie në qytetin e Vlorës nuk kanë pranuar të fillojnë punën pa marrë një përgjigje.

Punonjësit nuk kanë përfituar pagë luftë, nga ana e administratorit u është thënë se është aplikuar për pagën. Tatimet kanë thënë se nuk ka asnjë aplikim në emër të tyre.

“Ju lutem të na dali shteti për zot, të dalë dhe pronari bashkë me neve. Siç na kanë marrë në pnë ashtu edhe të na dalin për zot. Kemi dy muaj pa pagë. Na thanë që duhet të rrini në shtëpi. Pse të ndodhin këto gjëra ta marrim dhe ne pagën e luftës. Të gjithë e kanë marrë. Jam më një fëmijë të sëmurë. Nuk kanë aplikuar dhe na kanë thënë se nuk na takon me ligj. Duam pagën, sepse nuk na kanë paguar. Na jepni lekët.”- u shprehën punonjëset./albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 07:44