Enver
Hoxhaj,
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka nisur vizitën në Strasburg për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë paradites së sotme
Ministri Hoxhaj është takuar me kreun e institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.
Duke e falenderuar për përkrahjen që ka dhënë Këshilli për Kosovën,
Hoxhaj e njoftoi Sekretarin Jagland edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe me përparimin në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe për progresin e arritur në dialogun me Serbinë.
Gjatë zhvillimit të takimit temë kryesore e diskutimit ishte fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimi në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
“Shumica e vendeve anëtare e Këshillit të Evropës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për më shumë, marrëveshja e 19 prillit me Serbinë është argument shtesë pse Kosova duhet të aplikojë dhe të jetë anëtare e Këshillit të Evropës pasi ka zgjidhur shumë çështje të hapura me Serbinë. Kjo marrëveshje thekson se asnjëra palë nuk do të bllokojë rrugëtimin drejt Evropës. Si pjesë e këtij rrugëtimi është anëtarësimi në KiE, që për ne është si hap ndërmjetës drejt anëtarësimit të plotë në BE”, është shprehur
Ministri Hoxhaj, i cili theksoi vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit me zyrën e KiE-së në Kosovë.
Në fund të takimit të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë intensifikimin e bashkepunimit mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 17:39