U asfiksuan gjatë eksperimentit, flet mjeku në Fier

Disa nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier janë asfiksuar nga tymi teksa po zhvillonin një eksperiment në laboratorin e kimisë.

Mësohet se 6 nxënës kanë dale nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Në një poronocim për gazetarët toksiokologu Lulzim Banushi u shpreh se nëxënësit janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk dha arsye për gazetarët se nga se kishte ardhur përkeqësimi i nxënësve

“Janë paraqitur në urgjencën e spitalit tre fëmijë dhe sanitarja e shkollës. Aktualiusht situatën e kemi nën kontroll, nuk duken shenja të rëndimit të shëndetit, nuk duken shenja se nga çfarë është shkaktuar. Por kryesorja është që gjëndja shëndetësor e nxënësve është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kemi më të dhëna.”-tha mjeku.

Njoftimi i policisw
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjeksor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraprakisht nuk dihet kush ka qënë shkaku i kësaj situate.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrathanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.


Shtuar 28.02.2020 13:29