Zëvendëskryeministri Enver
Hoxhaj, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës tha se marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi duhet të votohet por Qeveria nuk i ka votat që kjo marrëveshje të kalojë. Tha se do ta lutë
Listën Srpska që të votojnë.
Hoxhaj konsideron se kjo marrëveshje është teknike por që e kanë shndërruar në një kauzë të madhe
politike.
“Demarkimi është temë teknike për mua, gjatë e kam përcjell nuk është temë
politike.Na e kemi shndërru në një kauzë të madhe
politike dhe si kem votat që ta mbyllim këtë temë pas dy ditësh po duhet me lut
Listën Serbe dhe unë do ta lus
Listën Serbe”, tha
Hoxhaj në Kuvend.
Shtuar më 14/03/2018,
ora 14:13