Hoxhaj: Greqia, partner evropian i Kosovës!
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pasur një mëngjes pune me ambasadorin Dimitris Moschopoulus, shef i Zyrës Greke në Prishtinë. Përmes rrjetit social Twitter, Hoxhaj njofton se me ambasadorin grek ka biseduar për raportet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duke vlerësuar partneritetin ndërmjet dy shteteve.

“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale. Greqia është partner i rëndësishëm rajonal dhe evropian”, shkruan Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori