Nagelsmann i fiksuar pas ylli italian: I jashtëzakonshëm, por edhe shumë i shtrenjtë

Julian Nagelsmann thur elozhe për Federico Chiesan.

Është “Bild” që e shkruan  dhe e konfirmon vetë trajneri Bayern Munich në një intervistë për gazetën gjermane: ” Po, është shumë i fortë, por edhe shumë i shtrenjtë. Një lojtar fantastik sepse ka një dinamizëm të pabesueshëm. E njoh prej shumë kohësh dhe mendoj se është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Nagelsmann.

“Është shumë i shpejtë dhe një finalizues shumë i mirë. Gjithsesi, ne kemi 4-5 lojtarë të mëdhenj në sulm, janë të mjaftueshëm nëse nuk dëmtohen”.


Shtuar 11.07.2021 15:54