Hoxhaj: Do të jemi pjesë e takimit konsultativ të mërkurën
Kryesuesi i seancës së Kuvendit Adem Mikullovci u ka bërë ftesë partive për një takim konsultativ për ditën e mërkurë.

I kontaktuar nga Indeksonline, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar se do të jenë pjesë e këtij takimi.

Hoxhaj ka theksuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma do të jenë pjesë e këtij takimi konsultativ.

“PDK-AAK-NISMA do të marrin pjesë në takimin konsultues të mërkurën dhe se në vend të veprimeve të njëanshme, i japim prioritet dialogut ndërpartiak dhe mirëkuptim për të konstituar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re”, ka thënë Hoxhaj.



Shtuar më 14/08/2017, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori