Hoxhaj dënon sulmin e forcave siriane ndaj aeroplanëve turk
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, përmes së cilës e ka dënuar ashpër sulmin e forcave siriane ndaj aeroplanëve turk, njofton Ministria e Jashtme kosovare.

Republika e Kosovës i bashkohet shteteve demokratike të botës dhe Këshillit të NATO-së në kundërshtimin dhe dënimin e këtij sulmi, i cili është i papranueshëm për popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Ky sulm edhe njëherë dëshmon se regjimi i Assad-it vazhdon të shkel të gjitha normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe të drejtat e njeriut. Republika e Kosovës mbështet aspiratat e popullit sirian për liri, dinjitet njerëzor dhe të drejta politike”, thuhet në letrën e Ministrit Hoxhaj.

NATO-ja, ndërkaq, u zotua se do “t`i qëndrojë pranë Turqisë” në mes të tensioneve të rritura me Sirinë pas rrëzimit të një avioni turk në javën e kaluar.
Shtuar më 26/06/2012, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori