Hoxhaj: Britania partner global i Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka organizuar sot konferencën “Evropa pas BREXIT dhe proceset e Integrimit Evropian në Kosovë dhe Rajon”, ku kanë marrë pjesë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, eksperti amerikan Daniel Serwer, ai francez Sebastian Gricourt dhe ambasadorë e diplomatë të Kosovës.

"Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet një partner global për Kosovën. Ka qenë një përkrahëse e madhe për vite e veçmas brenda BE-së por do të vazhdojmë të zhvillojmë edhe më tej bashkëpunim të ngushtë sidomos për NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare", ka thënë Hoxhaj.

Sipas ekspertit amerikan, Daniel Serwer, BREXIT padyshim ka prodhuar zhvillime të reja në politikën ndërkombëtare.

Ai ka këshilluar Kosovën që pas BREXIT-it, të plotsojë sovranitetin e saj dhe të krijojë kapacitetet për ta mbrojtur këtë sovranitet.

Eksperti francez për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Gricourt është shprehur se sipas të cilit, zhvillimet e muajve të fundit në BE, nuk janë të reja dhe të papritura.

BREXIT sipas tij, do të mund të ndikojë në zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2016, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori