Balluku: Në këtë moment të vështirë qeveria po mbështet shtresat në nevojë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, është shprehur se qeveria po u vjen në ndihmë qytetarëve në nevojë në këto momente të vështira.

Komentet Balluku i bëri përmes një një postimi në Facebook, ku ka ritheksuar edhe njëherë pas fjelës në Kuvend, se në këtë situatë të vështirë qeveria shqiptare po u vjen në ndihmë familjeve shqiptare me anë të “Paketës së rezistencës Sociale”.

Më tej Balluku thekson se qeveria gjithashtu po vijon me të gjitha projektet e saj që nxisin zhvillimin ekonomik dhe turistik në vend.

Postimi i Ballukut:

Në këto momente të vështira për të gjithë, Qeveria ������Shqiptare po mbështet ata të cilët kanë më shumë nevojë përmes Paketës së Rezistencës Sociale. Sigurisht nuk kemi lënë mënjanë për asnjë moment asnjë prej projekteve që sot janë në realizim e sipër dhe që nxisin zhvillimin ekonomik e turistik të vendit. Të bindur se të gjithë së bashku do ta përballojmë edhe këtë sfidë e cila sot ka prekur të gjithë botën.