Hoxhaj: AAK është shpresë për Kosovën, le të jetë më e fuqishme
Pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të AAK-së ishte edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, i cili është nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se partitë po kalojnë në proceset e zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk do të këtë zgjedhje të jashtme.

Hoxhaj tha se liberalizimi i vizave është proces i pandalshëm pasi sipas tij, Kosova i ka plotësuar kriteret,raporton eo.

Hoxhaj i ka uruar suksese AAK-së, parti e cila sipas tij, është aleancë me qytetarin e cila ka një histori të mirëfilltë.

“Është ndër që në emër të kryetari Veseli dhe PDK-së të ju uroj sukses në këtë kuvend. Duam që ta shohim AAK si parti me të fuqishme me te madhe dhe më moderne. E di që është ditë e veçantë për AAK por edhe për Kosovën, është besim i ri, shpresë e re të cilën ju e bartni në çdo strukturë udhëheqëse”, tha Hoxhaj.


Shtuar më 24/06/2018, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori