Hoxha e Daçiç “përplasen” në Nju Jork
Pëlqej
Më datë 29 gusht në New York mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në këtë seancë, që sipas orës sonë mbahet të premten e ardhshme në orën 21.00, Kosova përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri Ivica Daçiç.

Në këtë takim pritet të diskutohet raporti 3-mujor i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, për zhvillimet e fundit në shtetin e Kosovës.

Theks i veçantë pritet të vihet tek situata në veri të Mitrovicës dhe të flitet për barrikadat mbi Ibër.

Aktualisht, OKB-ja udhëhiqet nga Britania e Madhe. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori