Hoxhaj - Daçiç, ballë për ballë në New York
Pëlqej
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më 29 gusht për të shqyrtuar raportin 3-mujor të sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, lidhur me situatën në Kosovë.

Kosova do të përfaqësohet nga ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ish-kryeministri, tashmë ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç.

Bëhet e ditur se Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-Moon do t’u kerkoje Prishtinës e Beogradit që të vazhdojnë dialogun sa më parë për çështjet e pazgjidhura, pas një ndërprerjeje për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë.

Për çfarë pritet të flasë Hoxha dhe Daçiç

Enver Hoxhaj pritet që të kërkojë mbështetje nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që t’i bëhet presion Serbisë për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, të eliminojë strukturat paralele të saj nga Kosova, të respektojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të japë kontributin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Nga ana tjetër, Daçiç pritet të akuzojë Kosovën "për problemet që kanë serbët në veri", të kërkojë krijimin e asocacinit të komunave serbe, "në përputhje me çfarë është nënshkruar në Bruksel".

Ivica Daçiç do të shoqërohet edhe nga i ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Pritet po ashtu që të dyja palët, edhe Prishtina edhe Beogradi ta mbështesin krijimin e Tribunalit në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori