Festa kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në SHBA

Dy persona u vranë dhe 15 u plagosën pas një sherri me armë zjarri në një festë në, Michigan SHBA.

Viktima janë një grua 51-vjeçare dhe një 19-vjeçare.

Policia thotë se në sherrin banal që përfundoi në tragjedi u përdorën në total pesë armë zjarri. Nuk dihen ende motivet e sherrit.

Ndërsa nuk ka ende asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen./albeu.com.


Shtuar 25.06.2023 09:02