Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah
Hoti, i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për atë që ka thënë se
partia e Isa Mustafës me
votimin e demarkacionit po bën vetëvrasje politike.
“VV përmes Konjufcës dhe Kurtit po thonë se “LDK me
votimin e demarkacionit, po bënë vetëvrasje politike“?! Ata po harrojnë se është pikërisht e kundërta”, ka thënë
Hoti.
“Ata po harrojnë se për mosvotimin e demarkimit janë mobilizuar të gjithë armiqtë e Kosovës se pavarur, të gjithë armiqtë e shqiptarëve”.
Hoti ka thënë se Vetëvendosje me këtë veprim po e shndërron Listën Serbe në vendosëse për Kosovën.
“Për ne si LDK, atdheu është mbi të gjitha, e jo
partia. Kaq e thjeshtë është kjo punë për ne, tash e 30 vite”. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018,
ora 21:46