E FUNDIT/ Numurohen 93.96% të votave, rezultatet në kohë reale
Hoti vazhdon t'ja thyejë zemrën Hashim Thaçit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pret që deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel, t’i ndalë zërat në Kosovë e Serbi, të cilët, sipas Hotit, po promovojnë idenë e shkëmbimit të territoreve.

Shefi i GP të LDK’së ka shkruar sot në Facebook se shpreson që ‘promovuesit’ e idesë së shkëmbimit të territorit në Kosovë dhe Serbi të ndalën.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë Hashim Thaci ka cuditur me deklaratën e tij se Avdullah Hotit ia lëshon vendin e kryenegociatorit pasi është i denjë për këtë punë.

Ky është shkrimi i plotë i Hotit:

E kam mirepritur deklarimin e qarte te Kancelares Merkel kunder ndryshimit te kufinjve. Pres qe pas ketij deklarimi, si dhe te deklarimeve te disa qeverive te tjera, te ndalen personat ne Kosove e Serbi qe po promovojne kete ide, te cilat padyshim se po e bejne ne menyre te koordinuar.

Ne dhjete vjetorin e pavaresise se Kosoves, kjo ide e ka nxjerre ne pah pasigurine politike te krejt Ballkanit Perendimor. Kjo padyshim se do te shtyeje proceset euro integruese te rajonit, por do te ndikoje edhe ne perkeqesimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e renduar jeten e qytetareve.

E mira eshte se ne Kosove tanime eshte krijuar masa kritike e spektrit politik per te mos lejuar eksperimente te tilla qe po behen per hesape personale.

Megjithate, ajo qe tanime ka ndodhur eshte dergimi i sinjaleve te paqarta tek miqte tane dhe tek shtetet qe ende nuk na kane njohur lidhur me ate se cfare duan qytetaret e Kosoves. Kjo e ka futur ne qorrsokak diplomacine tone dhe ate te vendeve mike, qe ka rezultuar me stopim te plote te integrimit te Kosoves ne mekanizma nderkomebtare ku ka qene e mundshme, si dhe ka stopuar plotesisht njohjet e reja.


Shtuar më 15/08/2018, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori