Hoti: Të ulemi me opozitën ose të shkojmë në zgjedhje
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota në Kuvend, një kusht i domosdoshëm për të zgjedhur presidentin e ri të vendit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


Sipas Hotit, për këtë çështje duhet të qeveria të ulet në dialog me partitë opozitare për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e një presidenti, nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë vendi do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme pasi palët të jenë dakord për një datë të përshtatshme, e

”Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse s’ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës theksoi për mediat se këtu ka dy rrugë kushtetuese, që të ndiqen në javët në vijim, për të sjellë emra konkret për një president të ri.

”Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejt do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, është shprehur ai.
Shtuar më 24/11/2020, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori