Hoti sërish reagon ndaj ekipit negociator
Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vetëm Qeveria me legjitimitet qytetar mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti.

Në letrën të cilën përfaqësues të BE-së i kanë shkruar kryeministrit Ramush Haradinaj thuhet se Presidenti Hashim Thaçi udhëheq me dialogun.

Shtuar më 18/12/2018, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori