“Jepini çmimin Oscar”, Lautaro Martinez bëhet viral, rrjeti e quan njëzëri “aktor” (VIDEO)

Lautaro Martinez nuk shënoi dot në derbin e Milanos, edhe pse në fund e kishte një mundësi shumë të mirë të barazonte e të shmangte humbjen e Interit.

Gjithsesi sulmuesi argjentinas e ka gjetur mënyrën të bëhet protagonist e të jetë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

Martinez, në një duel me Theo Hernandez, mori një goditje të lehtë në kraharor dhe menjëherë u shtri në tokë sikur u godit me bërryl në fytyrë.

Kamerat filmuan gjithçka dhe pas ndeshjes komentet ishin të shumta në rrjetet sociale. “Jepini një çmim Oscar si aktori më i mirë” ishte komenti më tipik…