Hoti prezanton listën e intelektualëve në LDK
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në listën e kandidatëve për deputetë nga kjo parti janë persona profesionistë nga fusha të ndryshme.

Hoti ka shkruar në Facebook, se LDK ka listën më të mirë me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë.

“LDK me listën më të mirë, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë. Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se kandidatët e LDK-së do të zbatojnë programin qeverisës të LDK-së.

“Këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë. Do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë. Disa prej tyre me ekspertizë të lartë do të jenë në ekzekutiv për të zbatuar programin qeverisës”, ka shkruar Hoti.

Shtuar më 13/09/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori