Hoti pret që Gjermania do të heq vizat për kosovarët
Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës, ka uruar Gjermaninën për marrjen e presidencës së radhës së BE-së, për 6 muaj.

Hoti ka thënë se pret që që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

"Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!

I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës!", tha ai.
Shtuar më 01/07/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori