Hoti pret në takimin e fundit ambasadorin gjerman Heldt
Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, e ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin gjerman, Christian Heldt, i cili është duke numëruar ditët e fundit në Prishtinë si ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, shkruan Express.

Një takim të tillë e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga kryeministria.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Hoti në këta takim ka vlerësuar rolin e veçantë të Gjermanisë në procesin e shtetndërtimit demokratik të Kosovës duke thënë se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë mirënjohës për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.

Po ashtu, ai ka theksuar se është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Ndërsa, ambasadori Heldt, ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.
Shtuar më 23/07/2020, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori