Hoti: PDK ka arritur finalen e krimit dhe korrupsionit
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ai i ka kërkuar Kuçit që ta bindë shefin e tij, Hashim Thaçin që të dalë e të ballafaqohet në debat.

“Akademik Isa Mustafa kërkon debat, por z. Thaçi nuk ka as guxim qytetar, e as njohuri intelektuale që të përballët me të vërtetën. z.Kuqi të përmbajë vetën me deklarimet të padenja dhe binde shefin të dale në debat. Ju me të vërtetë keni arritur finalen në Kosovë, finalen e krimit, korrupsionit dhe mos respektimi të shtetit ligjor. Këtë finale, LDK dhe populli i Kosovës, do ta rrënoj me 8 qershor”, ka shkruar Hoti në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2014, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori