Hoti paralajmëron qeverinë Haradinaj për buxhetin
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti prej dy miliard euro nuk bën të zvogëlohet.

Qeveria e re, sipas tij, duhet të ndërmarrë masat qe ta realizojë këtë buxhet, e jo ta shkurtoj atë.

Zyrtari i lartë i LDK-së, ka paralajmëruar se nuk do ta përkrahin me vote në Kuvendin e Kosovës, kurrfarë shkurtimi të shpenzimeve.

“LDK e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa ne Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të lejojmë qe të përkeqësohet menaxhimi i buxhetit”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Shtuar më 22/09/2017, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori