Bie nga kati i dytë, humb jetën e moshuara në Vlorë

Një 68-vjeçare ka ndërruar jetë në Vlorën pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:40 në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi Policisë

Sot, rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasja rreth 68 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/ 


Shtuar 10.07.2023 11:23