Hoti në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Partner i pazëvendësueshëm
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Gjermaninë për 30 vjetorin e bashkimit.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se me aktin e thyerjes së murit të Berlinit, u thyen edhe barrierat ideologjike dhe i dhanë Gjermanisë kahje perëndimore.

“Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm, të cilës i jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës”, shkruan Hoti.
Shtuar më 03/10/2020, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori