Shefi i Grupit
parlamentar të LDK-së, Avdullah
Hoti, ka thënë se deputetët e kësaj partie mbështet ratifikimin e
demarkacionit dhe shpreson se koalicioni
qeverisës tashmë i ka
siguruar votat për kalimin e
demarkacionit.
“Sot kishim një konsultim me koalicionin
qeverisës, për t’u dakorduar për kohen e mbajtjes së seancës, për të ratifikuar përfundimisht marrëveshjen e
demarkacionit. U dakorduam që kjo të bëhet të martën, për të
siguruar prezencën e të gjithë deputetëve.
Grupi jonë
parlamentar ashtu siç ka qenë edhe më herët është në mbështetje të plotë me 27 vota, për këtë marrëveshje dhe shpresoj përfundimisht do të marrë fund kjo çështje që tash e tri vjet endet nëpër kuvend”, tha ai.
Shtuar më 15/03/2018,
ora 14:56