Hoti: Janë shkelur të drejtat për shtetasit turq
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me depërtimin e gjashtë shtetasve turq vitin e kaluar nga Kosova.

Hoti në reagimin e tij ka shkruar se institucionet e vendit tonë nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Në deportimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla.

Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete institucionale rreth këtyre shkeljeve, me gjithë pengesat në Kuvend për të çuar këtë çështje deri në fund.

Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast.
Ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së.
Shtuar më 12/03/2019, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori