Aksident në Përmet, plagoset i moshuari

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Këlcyrë-Dragot, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 64-vjeçar.

Mësohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Ai u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Shtuar 7.08.2023 19:48