Hoti i thotë Haradinajt se nuk guxon të kërcënojë askënd
Pëlqej
Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke iu përgjigjur kryeministrin Haradinaj, ka thënë se ai nuk duhet ta kërcënojë askënd.

Hoti, duke komentuar deklaratat e Haradinajt, tha se ende mendon që marrëveshja (për demarkacionin) është gabim, se nuk do të duhej ta dërgonte një dokument nëse është kundër.

“Kush është më pak patriot e kush është më pak patrioti me gjuajt fjalë dhe as me kërcënuar askënd se a bien në këmbë, a rrëzohet sepse nuk janë duke biseduar për atë çështje sot...nuk guxoni ta kërcënoni askënd si kryeministër i vendit”, tha ai.
Shtuar më 07/12/2017, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori