Hoti i del në ndihmë kryetarit të tij pas akuzave për taksën
Isa Mustafa
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Haradinaj, pasi ky i fundit në një konferencë për media të mbajtur të premten e ka kritikuar edhe ish-kryeministrin, Isa Mustafa, se si aq shpejtë e kanë pranuar kushtin e Serbisë, dhe po kërkojn heqjen e taksës.

Sipas Hotit këto deklarata të Haradinajt e dëshmojnë që ai ka probleme të brendshme me partnerët e koalicionit, por thotë se kjo nuk i jep të drejtë atij që të fyej opozitën.

“Duke qartë që Haradinaj ka probleme me partnerët e tij të koalicionit. Por, kjo nuk i jep atij të drejtë të fyejë opozitën”, ka thënë Hoti.

Ai thotë se nëse LDK-ja do t’i kishte pranuar kushtet e Serbisë, atëherë Kosova sot nuk do të ishte shtet i pavarur.


Shtuar më 01/03/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori