“Dashuria kalon nga stomaku”, mjekja tregon se si ia fitoi zemrën partnerit me një trileçe

Senera Hoxha dhe Artan Koni kanë “vërtetuar” shprehjen se “dashuria kalon nga stomaku”.

Dy mjekët rrëfyen në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan historinë e tyre të dashurisë. Senera tregoi se si ia fitoi zemrën partnerit  të saj me një trileçe.

Pjesë nga intervista:

Artan Koni: Unë kam qenë shumë vite jashtë shtetit dhe kur u ktheva në Shqipëri fillova të punoja në një spital dhe aty patëm kontaktin e parë me Senerën.

Rudina Magjistari: Pra, thjesht kontakt profesional? Shkëmbeheshit apo bashkëpunonit?

Senera Hoxha: Jo, thjesht shikoheshim në spital sepse unë punoja në një departament tjetër, Artani ishte ndryshe. Unë isha fillestare, ndërsa Artani sapo kishte ardhur dhe ishte kirurg i mirëfilltë, bënte operacione të tijat, nga transplant veshkash, gjëra shumë të rëndësishme, operacione shumë madhore ndërkohë që unë isha asistente e kirurgjisë plastike, nuk isha primare akoma, nuk kisha mbaruar akoma specializimin.

Artani shton se ishin edhe kolegët që i thoshin ta shihte Senerën për një mundësi, por biseda e parë ndodhi në një ditë shumë të ngarkuar pune dhe protagonistja ishte një trileçe.

Senera Hoxha: Ka qenë një ditë e veçantë në fakt. Tani kishte një operacion shumë të gjatë që ishte ky transplanti i veshkave dhe kishte shumë lodhje dhe unë ngjitem tek salla ku kemi një dhomë të vogël që bëjmë pushimin dhe atë ditë Tani ishte shumë, shumë i lodhur, kishte dalë vetëm 5 minuta që të bënte pak pushim dhe donte të hante diçka. Unë e shoh dhe ishte vërtet ndryshe dhe më thotë “të lutem më merr diçka për të ngrënë se nuk po ndihem mirë, kam 7 orë në operacion”, unë zbres me vrap shkallët dhe i marr një trileçe atje tek lokali dhe e ha atë trileçen me shumë vrull dhe pastaj më thotë që “më ke shpëtuar jetën” dhe unë u ndieva sikur vërtet i shpëtova jetën. Pastaj filloi që shkëmbyem numrat pastaj më dërgoi një buqetë me lule pa më thënë fare dhe m’u desh nja dy ditë ta zbuloja se kush ma kishte dërguar./albeu.com/