Hoti dhe Vuçiç takohen sot në Shtëpinë e Bardhë
Në Uashington sot takohen përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë rreth, si është thënë prej zyrtarëve amerikanë, bashkëpunimit ekonomik.

Këshilltari për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien i është referuar të mërkurën takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka porositur se takimi në Shtëpinë e Bardhë do ta avancojë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

O’Brien thotë se mirëpret takimin e nesërm me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas O’Brien, diskutimet do të avancojnë paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes bashkëpunimit ekonomik.

Ai shton gjithashtu se nga dialogu do të përfitojnë Kosova dhe Serbia.

"Unë nesër do të mirëpres presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Nga angazhimi i të dy liderëve për dialog do të përfitojnë Kosova dhe Serbia.", tha O’Brien.


Shtuar më 03/09/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori