Marotta flet zyrtarisht për Dybala-Lukaku dhe për largimin e Perisic

“Dybala dhe Lukaku? Ne nuk duhet të shqetësohemi për t’i bërë gjërat me nxitim. Ne kemi bërë hapat e parë paraprakisht”, kështu përgjigjet drejtori zikaltër në lidhje me dy emrat më të përfolur për në merkaton e Interit.

“Bërthama e fortë e kësaj skuadre do të mbetet dhe me këto premisa ne do të mund ta përballojmë sezonin e ardhshëm me synimet tona të zakonshme. Ne jemi Inter dhe synimet tona janë ambicioze. Është e vërtetë që ka diçka në lidhje me Dybala dhe Lukaku, por mund të them që nuk po nxitohemi, kontaktet e para i kemi bërë, sidomos me argjentinasin.”

Gjithashtu Marotta foli edhe për rastin e Perisic, i cili po largohet në drejtim të Tottenham.

“Perisic? Na vjen shumë keq që nuk e gjetëm marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Ai ka qenë gjithë këto vite një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sidomos këtë sezonin e fundit që ai ishte i jashtëzakonshëm. Por kështu është futbolli, shpresojmë që gjithçka t’i shkojë mirë pranë Contes.

Tashmë kemi Gosens, i cili duhet të ndezë motorët për sezonin e ardhshëm, pasi ai do të jetë titullari i atij krahu”, kështu është shprehur Marotta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.05.2022 17:04