Hoti akuzon PAN-in për punësim të militantëve në prag të zgjedhjeve
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë në detyrë të Ramush Haradinajt për punësimet e paligjshme.

Hoti përmes Facebook-ut ka shkruar se punësimet e paligjshme në kohë fushate janë abuzim i pastër me paranë publike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon praktikën abuzive të koalicionit dhe Qeverisë në largim, për punësime të paligjshme në sektorin publik, në kohë fushate”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës po punëson militantë për përfitime politike në pragzgjedhjeve.

“Informatat që vijnë nga institucionet dhe kompanitë publike tregojnë për punësime pa konkurs dhe pa kritere të qindra militantëve partiakë, me qëllim të përfitimeve politike në pragzgjedhjeve”, ka shkruar Hoti.

Hoti iu ka bërë thirrje monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të procesit zgjedhor.

Shtuar më 18/09/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori